Lori Hoxha tregon faktet që nuk i dinim rreth saj: Po detoksifikohem…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.11.2018, 12:41

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka publikuar së fundmi një video me faktet që nuk i dinim rreth jetës së saj, në një kanal që ka hapur në Youtube.

Lori ka rrëfyer ndër të tjera se po përpiqet të detoksifikohet dhe nuk po i lyen më flokët e as thonjtë, ndërsa thotë se nuk pi më alkool që prej një historie të pakëndshme në ditëlindjen e saj vitin e kaluar, kur është dehur.

Ajo ka rrëfyer:

Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur."

Ndonëse ka vite që është në një lidhje me Vis Bajraktarin, Lori thotë se nuk e di se çfarë do të bëjë për martesën dhe fëmijë por për momentin është duke i shijuar të gjitha gjërat kështu siç janë.

Ajo ka zbuluar se ka shumë xhinse dhe syze, rreth 200 palë.

Vajza më e madhe e familjes Hoxha ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. Ajo ka shtuar se mezi pret t’i heq të gjithë dhe me disa prej tyre ka nisur procesin. Lori ka zbuluar se është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë. Lori ka treguar ndër të tjera se ka qenë shumë nxënëse e mirë në matematikë dhe se ka bërë buzët para se të kishte Instagram e për këtë arsye askush nuk e di që i ka bërë.

Për shkak se më parë nuk ishte aq kofidente me veten, mërzitej nga komentet e ‘Instagram’-it, por tani gjërat kanë ndryshuar për të. Lori ka treguar se më së shumti preket kur komentojnë negativisht për njerëzit e saj të afërt, prandaj marrëdhënien, familjen e saj i mban larg publikut.

Gjithë këtë rrëfi, Lori Hoxha e ka bërë në anglisht por kjo sipas saj nuk është se nuk e do gjuhën shqipe. Ajo ka thënë se edhe në Instagram poston në anglisht për shkak se ka shumë ndjekës të huaj dhe do që ata ta kuptojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit