Në një të ardhme të afërt ringjallja e të vdekurve, në një farë mënyre, mund të bëhet e mundur me anë të inteligjencës artificiale.
Kjo pritet të realizohet duke përdorur mesazhet dhe postimet e vjetra të publikuara në rrjetet sociale të njerëzve që nuk jetojnë më.
Këto të dhëna mund të ripërpunohen në mënyrë që të “riprodhohet” i vdekuri në një avatar të pavdekshëm. Ky avatar mund të dialogojë me të gjallët për të lehtësuar periudhën e zisë.
Këto parashikime futuristike janë botuar në revistën “Asian Journal of Convergence in Technology” (AJCT) nga dy studiuese nga Instituti i Teknologjisë Shree Devi, në Indi.
Ideja e studimit lindi pasi një informaticiene ruse, Eugenia Kuyda, e përjetoi keq ndarjen nga jeta të një mikut të saj. Dhe, kështu ajo zhvilloi një aplikacion që quhet Replika AI dhe shëben për të “ringjallje”në mënyrë digjitale.
Duke u nisur nga ky aplikacion, dy studiueset indiane, Shriya Devadiga dhe Bhakthi Shetty nisën studimin për konceptin e “pavdekshmërisë virtuale”, që parashikon transferimin e personalitetit të një personi në një avatar ose robot me karakteristikat e personit të ndjerë.