I shkon njoftimi nga banka për shlyerje kredie, tiranasi as nuk e dinte që ishte dorëzanë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25.11.2018, 13:36

Të marrësh një kredi nga bankat është njëlloj presioni psikologjik deri në momentin që arrin ta shlyesh, mirëpo të jesh dorëzanë i dikujt që merr kredi dhe nuk e shlyen brenda afatit është diçka krejt tjetër.

Një rast i tillë ka ndodhur në Tiranë, por që dorëzani nuk ishte në dijeni që dikush ka marrë kredi "mbi shpatullat” e tij.

Qytetari që ka shkruar për JOQ Albania sqaron:

Përshëndetje JOQ! Para disa vitesh në bankën “NBG”, është dhënë një kredi në të cilën dorëzan kishin shkruar emrin e babait tim. Në vitin 2015 na vjan një letër ku na lajmërojnë për këtë kredi, kredi e marrë në vitin 2014. Kur e mori letrën babai e shikoi që ishte punë kredia dhe duke qenë se vetë nuk kishim marrë kredi vjen e më pyet se mos kisha marrë unë. I habitur hap letrën dhe lexoj emrat e personave që kishin marrë kredinë dhe e bukura është se babi këta persona nuk i kishte parë kurrë në jetën e tij e jo më t’u dilte dorëzanë! Pas dy vitesh im atë i gjen këta persona që kishin marrë kredinë dhe bisedojnë se si do e zgjidhin këtë problem pa qenë nevoja t’u hyjmë gjyqeve dhe ata thanë që do ta paguanin pa hapur probleme. Sot (dje) na erdhi përsëri një letër nga banka ku thuhej se shuma që ishte për t’u shlyer, 4 milionë lekë të vjetra, nuk ishte shlyer ende nga personat që e kanë marrë edhe pse na thanë që do e paguajmë muaj për muaj. Nuk dimë si të veprojmë, të hapim proces gjyqësor apo jo?!’

Redaksia JOQ Albania pyeti qytetarin nëse ka komunikuar me bankën në fjalë dhe çfarë përgjigjeje kishin marrë.

Ai tha:

Sapo erdhi letra kontaktova me personat që e kanë marrë kredinë dhe më thanë e kemi paguar. Tani sot është e diele dhe nuk bëhet dot gjë, ngelet për të hënë. Herën e parë kur erdhi letra, të cilën nuk e kam, babi shkoi në bankë dhe pyeti, por i thanë se “ti je dorëzani”. Babi ishte munduar t’u shpjegonte se nuk ishte në dijeni të kësaj kredie dhe që dorëzanë është vendosur pa dijeninë e tij.”

Si ka mundësi që është dhënë kredi nëse dorëzani nuk ka firmosur? Kjo mbetet enigmë. Ndërsa për faktin se si është bërë dorëzanë nëse banka nuk ka pasur ID-në e burrit, djali i tij ka sqaruar se ID-në ja kishin marrë përmes personave të tjerë.

Qytetari shpjegon më tutje:

ID-në e kishin ata të bankës. Personat që kanë marrë kredinë kanë qenë komshinj me ish-kolegun e punës së babit dhe me sa kemi marrë vesh ai ka fotokopjuar ID-në e babit nga dokumetat e biznesit ku punonin bashkë dhe ua kishin dhënë atyre që kanë marrë kredinë.”

Por, a kanë kopje të kontratës ku i ati i qytetarit është shënuar si dorëzanë?

Djali shprehet:

Jo s’kemi asnjë kontratë të bankës! Ja kishin treguar disa letra ku ka shkuar në 2015-ën, por nuk i kishin dhënë shpjegime të mëtejshme. Të vetmet letra që na kanë rënë në dorë është kjo që patë më sipër dhe po ashtu letra e 2015-ës që është njëlloj si kjo.”

Apeli i tij:

Nëse e lexon ndonjë qytetar që është me profesion avokat ose ndonjë tjetër që ka pasur një histori të ngjashme, do i isha lutur të më jepte ndonjë mendim se çfarë të bëj. Të më orientojë se si t’ja bëjmë?!”

Komentet u takojnë juve dhe mund ta shpërndani artikullin nëse keni të afërm që marrin vesh nga procedurat ligjore e ato bankare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit