“Po qanin të dy…” Adelina tregon si e priti i ati lidhjen e saj me biznesmenin maqedonas

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.11.2018, 10:26

Është përfolur shumë në mediat rozë martesa e këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, për shkak të moshës së këtij të fundit.

Adelina është shumë vite më e vogël se biznesmeni dhe për këtë arsye është kritikuar shumë nga fansat, të cilët i thoshin se ai ka moshën e babait të saj.

Mirëpo këngëtarja e cila është bërë edhe nënë e një djali së fundmi, ka treguar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe dikur ka menduar se do t'i duhej të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj, pasi ata nuk do ta pranonin kurrë. Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.

Adelina ka treguar:

Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje.Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit