Nëse keni iPhone 6S ose model më të vjetër, është zyrtarisht koha për të ndërruar telefon

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24.11.2018, 22:26

Të gjithë ju që keni në zotërim një zotërim një iPhone 6S ose ndonjë model më të vjetër, ndoshta do ishte mirë që të ndërronit telefon.

Nuk është ndonjë emergjencë e madhe, sigurisht. Por, kur t’iu krijohen mundësitë, do ishte mirë ta mendonit si opsion.

Pra, nëse keni një iPhone 5, 5S, 6 ose 6S, ose edhe nëse jeni duke mbajtur në një iPhone praktikisht të “lashtë” 4 ose 4S, këtu janë 4 arsyet pse duhet të kaloni në një iPhone të ri.

Jeta e baterisë

Nëse keni në zotërim një iPhone që ka disa vite që ka ardhur në “jetë”, dihet tashmë që performanca e baterisë lë për të dëshiruar. Shtojini kësaj, politikat e Apple për të ngadalësuar telefonin tuaj me kalimin e viteve me qëllim që bateria mund të rezistojë.

Kamera

Këtë vit,kamerat në telefonat e rinj të Apple janë shumë herë më cilësore së pajisjet e “vjetra”.

Këtu është një foto e të njëjtit vend marrë me dy iPhone të ndryshëm. Imazhi në të majtë është marrë me një iPhone 6S, ndërsa imazhi në të djathtë është marrë me iPhone XR

Performanca

Nëse përdorni një iPhone 3-4 ose edhe 5 vjeçar, kjo do të thotë që po përdorni edhe një çip të vjetër.

Nëse jeni duke përdorur një iPhone 6S, pajisja juaj ka çipin A9, i cili në atë kohë ishte në krye të ekranit. Por këto ditë, telefonat e rinj të Apple vijnë me një çip A12 Bionic, për të cilin Apple premton se do t'u japë pajisjeve shpejtësi dhe rrjedhshmëri.

Dizajni

Deri para prezantimit të iPhone X-it vitin e kaluar, dizajni i iPhone-ve ishte dukur relativisht i ngjashëm për disa vite.

Telefonat erdhën në ngjyra të zezë dhe “metalike”, kishin një “home button” të rrumbullakët në pjesën e përparme, dhe kufij të jashtëm relativisht të mëdhenj, të quajtur bezels, rreth ekranit.

Por iPhone X ndryshoi gjithçka. Dizajni nuk është aspekti më i rëndësishëm i zgjedhjes së një telefoni të ri, por nganjëherë është mirë të ndiheni sikur keni në zotërim më të renë. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit