Ekskluzive/ Skandali që ndodhi sot në ambulancën që transportoi policen me gishta të prerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2018, 21:18

Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e sotme me ambulancën që transportoi për në spital policen e plagosur Ina Nuka. Sipas burimeve tepër të sigurta por që duan të qëndrojnë anonimë, gjendja e mjetit të urgjencës që transportoi policen, ishte në një gjendje skandaloze.

Ambulanca jo vetëm ishte prej vitesh pa kontrollin e detyrueshëm teknik, pa sistem frenimi e me sirenë jashtë funksioni, por sot aty nuk ka patur asnjë mjek! Madje jo vetëm kaq, por nuk ka patur as oksigjen dhe asnjë mjet tjetër që mund të ofrojë një ndihmë sado minimale për pacientin.

Në vijim denoncimi i dërguar pranë redaksisë së JOA Albania:

Mirembrema JOQ. Sot ne oret e para te mengjesit eshte caktuar te stacionohet nje Ambulance e Urgjences se Tiranes prane Kuvendit te Shqiperise. Ambulanca me targa Tr 9917 K ka disa vite qe eshte e pakualiduar dhe e pasiguruar,nuk ka sistem frenimi ,nuk ka feneline dhe sirene, nuk i punojne asnje nga sinjalet dhe as boria. Sot ne kete Ambulance nuk ka pasur Mjek! Ne kete Ambulance kane qene dy infermiere femra, njera e sapo ardhur nga leja e lindjes, dhe tjetra infermire ne prag pensioni si dhe shoferi. Ne Ambulance nuk ka pasur oksigjen dhe asnje mjet tjeter qe mund te jepte qofte edhe nje ndihme sado te vogel dhe minimale. Sapo ka ndodhur demtimi i efektives se Policise,eshe kerkuar ndihme nga Ambulanca, dy infermiret kan bere c'fare kane mundur, duke e fashuar dhe duke e mbajtur nen kontroll hemoragjine dhe te demtuaren, si dhe shoferi eshte munduar te rrugetoj sa me shpejt ne drejtim te Spitalit te Traumes. Ne Ambulance jane ngjitur edhe efektive te tjere te Policise dhe kolege te te demtuares, por ata kane mbetur pa fjale kur kane pare dhe kuptuar se Ambulanca eshte pa asnje mase sigurimi dhe pa asnje aparature per dhenjen e ndihmes se pare sado e vogel qofte ajo. Cdo gje eshte e vertetuar nga punonjesit e policise te cilet nga Kuvendi i Shqiperise derin ne spital te Traumes kane zbritur disa here ne rrugetim per te hapur rrugen Ambulances pasi edhe sirenta mungonin. Pamjet tregojne sado pak ate cfare ka kjo ambulance ne dukje te pamjes se pare me sy te lire. Ajo cfare kane shikuar sot efektivet e Policise verteton te gjithe denoncimet qe ka publikuar Faqja JOQ Albania jane me se te verteta. Me kete raste i lutemi Policise se Shtetit te ndaloje nga qarkullimi Ambulancat e Urgjences se Tiranes te cilat jane jashte kushteve per te qarkulluar edhe ne male.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit