JOQ Albania
Home

Lojtari i Schalkes me origjinë shqiptare, Panucci i bën ftesën
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 22/11/2018 19:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Christian Panucci është hedhur në sulm për disa lojtarë që besohet të kenë origjinë shqiptare.

Pas refuzimit që kapiteni i Besiktasit , Necip Uysal, trajneri italian është hedhur në sulm për të afruar në kombëtare lojtarin e Schalke, Daniel Caligiuri, sipas Tele Sport.

Mesfushori i Schalkes është me origjinë arbëreshe.

Ai ka një baba me origjinë nga pjesa e shqiptarëve të Italisë, ndërsa mamanë me origjinë gjermane.

FSHF-ja nisur nga rrënjet e tij të largëta që e lidhnin me vendin tonë vendosën ta kontaktonin si një superpërforcim për teknikun italian.

Edhe lojtari i Shcalkes refuzoi afrimin me Shqipërinë, teksa tha:

Nuk e ndjej veten shqiptar as sa duhet për të luajtur në kombëtare. Kam frikë se mos marr ndonjë dëmtim që mund të ndikojë dhe në karrierën time te Schalke.”

Caligiuri e ka nisur karrierën në Gjermani me Freiburgun, më pas ka kaluar te Ëolfsburg-u ku ka fituar dhe një kampionat dhe një kupë gjermanie.

Ai kaloi te Schalke në janarin e 2017 dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës gjermane.

Fatkeqësisht, futbollisti me origjinë arbëreshe nuk e ndjeu veten shqiptar sa duhet!