Ja pse kurrë nuk duhet t’u jepni bebeve të hanë mjaltë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.11.2018, 13:28

Mjekët thonë gjithmonë që fëmijëve, që janë nën një vjeç, nuk duhet t’u jepni asnjëherë të konsumojnë mjaltë.

Por, pse mjalti, i njohur për vlerat e tij shumë të larta ushqyese, është kaq i rrezikshëm për fëmijët e vegjël?

Rreziqet vijnë të gjitha nga bakteret që gjenden në mënyrë natyrale të pranishme tek mjalti. Produkti me vlera ushqyese që vjen nga bletët mund të përmbajë spore të një bakteri të quajtur clostridium botulinum, i cila mund të shumëzohet në sistemin e tretjes së një foshnje dhe të shkaktojë botulizëm, gjë që mund të jetë fatale për fëmijën tuaj.

Arsyeja se pse për të rriturit nuk përbën problem ndërsa tek të vegjlit mund të rezultojë fatal lidhet me sistemin mbrojtës.

Foshnjat e vogla nën një vjeç nuk i kanë ende mikroorganizmat e nevojshëm në zorrët e tyre që të ndalojnë bakteret nga rritja.

Botulizmi është një gjendje e rrallë por kërcënuese për jetën e shkaktuar nga toksinat e prodhuara nga bakteret klintridium botulinum.

Këto toksina sulmojnë sistemin nervor dhe shkaktojnë paralizë. Nëse botulizmi nuk trajtohet, paraliza mund të përhapet në muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen, gjë që çon në vdekje në rreth 5% deri në 10% të rasteve. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit