“Shteti t’mos vijë të na lëpihet si buçe vetëm për vota”, dibrani rrëfen kushtet mesjetare të fshatit

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21.11.2018, 13:29

Gjatë dimrit na mbetet vetëm të kujtojmë premtimet dhe propagandën e pushtetit për të gjitha punës që (S)ka bërë.

Dimri është stina e vitit ku shirat dhe bora nxjerrin të palarat në shesh, mungesën e kanalizimeve, rrugët e pashtruara që nuk kalohen nga balta, shkëputjen e energjisë elektrike sepse rrjeti shpërndarës është i amortizuar dhe për të mos harruar rrugët e bllokuara nga bora e shumëçka që vështirëson jetesën e shqiptarëve.

Një banor nga nja fshat i Dibrës ka shkruar për JOQ Albania, duke treguar se mungon energjia dhe rrugët janë bërë më keq se sa lluca e derrave.

Dibrani sqaron:

Përshëndetje JOQ! Jam një banor nga Dibra, komuna Fush-Cidhen, që në mëngjes jemi padita sepse telat janë copë-copë që në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa ne paguajmë lekët çdo muaj. Por, përveç dritave, këto janë rrugët e fshatit tonë, një tmerr i vërtetë! Çdo ditë kalojnë këtu më shumë se 100 nxënës dhe mbi 50 makina. Kemi shkuar disa herë në Bashkinë e Dibrës, Peshkopi, dhe na gënjejnë duke na thënë se është prish skavatori, ka 6 muaj që gënjejnë.”

Lënia e fshatrave në harresë është një ndër arsyet që banorët migrojnë në zonat urbane dhe për besë nuk ia kanë për borxh askujt që të quhen “shpellarë”, sepse Tirana nga fshatarët është zhvilluar dhe ka marrë gjithë këtë hov zgjerimi.

Më tej dibrani shprehet:

Ju betohem që këtu është si mesjetë! Si do të përparojnë fëmijët në këto kushte?! Shteti të na shikojë tani dhe të mos vijë të na lëpihet si buçe vetëm për vota.”

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit