Kujdes të gjithë ju që dërgoni përmbajtje “pikante”, WhatsApp pritet t’ju turpërojë keq

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.11.2018, 12:14

Një njoftim i ri është një kënaqësi delikate e jetës moderne që sjell gëzim për këdo që sheh një “pop” në ekranin e tyre.

Por, marrja e një mesazhi në WhatsApp mund të bëhet së shpejti një moment sikleti për këdo që kënaqet në dërgimin ose marrjen e videove me përmbajtje për të rritur.

Aplikacioni i mesazheve thuhet se po punon për një përditësim që mund të turpërojë keq fansat e videove apo fotove me pullë të kuqe, pasi mund t’i zërë të papërgatitur.

Aktualisht, njoftimet përmbajnë një sasi shumë të vogël informacioni që nuk është vërtet e mjaftueshme për t’ju shkatërruar jetën.

Por, gjithsesi, së shpejti do të keni mundësi të shihni një pjesë të shkurtër të videos brenda një njoftimi para se ta hapni mesazhin. Kjo është një gjë shumë e mirë kur po prisni një urim për ditëlindje nga gjyshërit tuaj, por mund të mos jetë dhe aq në momentin që ju vjen një video me përmbajtje grafike. E prisnit apo jo.

Tipari i ri u zbulua nga WABetaInfo, i cili tha se shikimi i videove do të jenë në dispozicion në ato që quhen ‘push notifications’. Kjo mund të nënkuptojë që videot e shkurtra do të shihen nga ekrani i kyçur i telefonit tuaj.

Ky tipar i ri është i disponueshëm në versionin 2.18.102.5 të softuerit beta Ëhatsapp dhe do të shtrihet në të gjithë përdoruesit e App Store së shpejti. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit