Me ardhjen e dimrit shtohen edhe probleme, sidomos ato infrastrukturore.
Banorët e fshatit Çerven, njësia administrative Frakull, Fier, kanë dy ditë që janë të bllokuar dhe nuk lëvizin dot për shkak se rruga që i lidh me zona e tjera është kthyer në një “det balte”.
Ata kanë shpjeguar për JOQ Albania se e kanë paraqitur këtë problem tek pushteti lokal por asnjë masë nuk është marrë dhe si duket këto ditë është shumë vonë, pasi shiu ka bërë punën e tij.
Siç mund të evidentohet edhe nga fotot rruga është e pakalueshme nga makinat për shkak të baltës dhe rrëshqitjes së dheut.
Shpresojmë që të ndërhyhet menjëherë në të, sepse mungesa e rrugës është e patolerueshme.