“Famozja e Rilindjes po shkel ligjin” punonjësa denoncon drejtoreshën Zhanina Dapi

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16.11.2018, 16:53

Shkeljet në detyrë nuk janë një fenomen i panjohur në vendin tonë, ku sipas shumë studimeve shumica e administratës publike është e prekur nga nepotizmi dhe jo vetëm.

Një zonjë nga Tirana ka paraqitur pranë JOQ Albania një denoncim lidhur me drejtoreshën e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve numër 2, Zhanina Dapi.

Sipas qytetares-denoncuese, e cila pretendon se është punonjëse e ndërmarrjes Nr.2 të Trajtim Studentit në Tiranë, zonja Zhanina Dapi bën urdhër për prerje të faturës së kamatëvonesave për personat që u është dhënë ambient me qira, por vlerën e këtyre kamatëvonesave i mban për vete dhe nuk ua shpërndan qiramarrësve.

Qytetarja shprehet po ashtu se këtë problem e ka çuar deri në KLSH dhe pret përgjigjen e tyre.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam një punonjëse e ndërmarrjes nr.2 të trajtim studenti në Tiranë. Dua të denoncoj te ju, shkeljen me të dyja këmbët të ligjit nga drejtoresha Zhanina Dapi, famozja e Rilindjes. Shikoni pak modelin se si punon kjo drejtoresha: Ka bëre një urdhër për prerje të faturës për kamatëvonesa të personave që iu janë dhënë ambiente me qira nga kjo drejtori. Pastaj për interesa personale, pasi i mbyll pazaret vetë me këtë biznesmenin, nxjerr këtë propozimin e dytë, ku do t’ia falë këto kamatëvonesa këtij zotërisë. Çfarë marrëveshjeje ka bërë kjo palo drejtoreshë e Rilindjes në këtë rast? Përgjigjen e merrni vetë me mend, sepse e ka bërë praktikë pune këtë gjë, i merr vlerat e kamatëvonesave në xhepat e saj. Në fillim bën shkresa për të vjelur kamatëvonesat e dhjetëra subjekteve, që kanë objekte të drejtorisë sonë me qira, ua dërgon me sekserët e saj, pastaj nis negocimin me to në këmbim të shumave që ofrojnë për xhepin e saj, dhe ajo nxjerr shkresa të tjera, për t’ua falur kamatëvonesat. Kjo procedurë e Zhanina Dapit është shkelje e hapur ligjore, se gjithë këto kamatëvonesa duhet të derdhen në favor të ndërmarrjes tonë. Sekseren kryesore të saj kjo drejtoreshë ka shefen e burimeve njerëzore, Eldrina Karafili. Kjo drejtoreshë në mënyrë të kamufluar vjedh dhe largon nga puna njerëzit më profesionistë e të drejtë.”

Natyrshëm lind pyetja nëse institucioni i Bashkisë Tiranë është në dijeni të këtij problemi dhe nëse po a ka marrë ndonjë masë për hetim të mëtejshëm?

FOTO I/ Dokumti zyrtar i datës 01 Mars 2018, ku drejtoresha Dapi kërkon prerjen e faturës tatimore për të gjithë vlerën e detyrimit të kamatëvonesave për subjektin.

FOTO II/ Dokumenti zyrtar ku po drejtoresha Dapi shkruan se subjekti ka qenë korrekt me pagesat e qirasë mujore dhe kërkohet falja e kamatëvonesës.

Denoncuesja pretendon se këto dy dokumenta vërtetojnë fjalën e saj kur thotë:

Ka bëre një urdhër për prerje të faturës për kamatëvonesa të personave që iu janë dhënë ambiente me qira nga kjo drejtori. Pastaj për interesa personale, pasi i mbyll pazaret vetë me këtë biznesmenin, nxjerr këtë propozimin e dytë, ku do t’ia falë këto kamatëvonesa këtij zotërisë."

Kujtojmë që edhe në korrik të këtij viti, drejtoresha Zhanina Dapi u denoncua nga Elisabeta Gjoka, specialiste auditi në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve Nr. 2,e cila tha se ishte hequr nga puna në mënyrë arbitrare nga drejtoresha Dapi, pa dhënë një argument ligjor.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit