Dashurohet me të renë nga Peshkopia, por 37-vjeçari shqiptar ka një pengesë të madhe

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 15.11.2018, 14:44

Dashuria është ajo ndjenjë që turbullon jo pak mendjen e njeriut.

Në redaksinë e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, JOQ Albania, mbërrijnë çdo ditë mesazhe lidhur me çështje të zemrës.

E megjithatë vendosim të postojmë vetëm më pikantet pre tyre, disa direkt në Facebook, e disa të tjera si kjo e mëposhtme në web si artikull.

Historia në vijim i takon një djali 37 vjeç, i cili ndodhet në dilemë dhe mes dy “zjarreve”...

Qytetari shkruan:

Mirëdita JOQ Albania! Jam 37 vjeç dhe isha i martuar me një italiane, kemi një djalë 13 vjeç bashkë. Para disa vitesh njoha një vajzë tepër të re, e martuar edhe ajo. Vajza është nga një zonë e Peshkopisë, ndërsa unë nga jugu. Fillimisht kishim lidhje shoqërore, madje shumë të mirë, por me kalimin e kohës u dashurova me të. Lidhja u kthye nga shoqërore në një lidhje dashurie dhe të gjitha këto ndodhën në rrjetet sociale. Kalonim aq shumë orë bashkë duke biseduar sikur ishim adoleshentë, mendoj se ajo për mua është e duhura! Kohët e fundit i kam kërkuar të ndahet nga burri dhe ta marr këtu në Itali të kalojmë jetën bashkë, por problemi është se ajo mendon për fëmijën e saj dhe s’do që ta rrisë pa baba. Ama ajo nuk është e lumtur me atë martesë. Shumë nga ju ndoshta do të talleni dhe jam i vetëdijshëm që do të ketë edhe kritika. Ajo që doja të dija dhe të jepnit një mendim është: A ja vlen të bësh një sakrificë aq të madhe vetëm që fëmija të rritet më babanë? Theksoj se ajo nuk është e lumtur, a do ishte më mirë të ndahej? Faleminderit!”

Komentet si gjithmonë u takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit