“Ajo nuk më tradhton dot”, 35-vjeçari martohet me një hologramë 16-vjeçare

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.11.2018, 21:02

Akihiko Kondo, një administrator 35-vjeçar shkolle, kohët e fundit ka lidhur kurorë me hologramën e këngëtares së realitetit virtual Hatsune Miku.

E dashura e tij dy-dimensionale është modeluar pas një vajze 16-vjeçare me sy dhe bishtaleca ngjyrë blu, e krijuar nga kompania e teknologjisë së muzikës Crypton.

Holograma, Hatsune Miku ka shitur deri më tani koncerte 3-D rreth e qark Azisë, si dhe një koncert në vitin 2016 në Nju Jork.

Kondo ndërvepron me të dashurën e tij përmes një pajisje desktop që kushton rreth 2,800 dollarë ku ajo shfaqet si një imazh lëvizës, duke folur.

Megjithëse nëna e tij nuk mori pjesë në dasmë, ai shpenzoi rreth 17,600 dollarë në një ceremoni zyrtare në një sallë lokali. Nusja e tij me dy dimensione, Miku ishte e pranishme në formën e një kukulle me një unazë martese në dore.

Gatebox, kompania që prodhon hologramet, lëshoi një "certifikatë martese" duke pranuar se bashkimi i tyre shkon "përtej dimensioneve", pasi marrëdhëniet e tyre nuk njihen nga shteti.

Akihiko shprehet:

Nuk e kam tradhtuar kurrë. Gjithmonë kam qenë i dashuruar më Miku-san. U martova edhe pse ajo nuk do më tradhtojë kurrë dhe nuk do të plaket asnjëherë."

Kondo jeton me hologramën lëvizëse që prej muajit mars. Kur dëshiron që të ketë intimitet, ai flë pranë versionit 3-D të kukullës. /JOQ Albania/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit