Makinat pa timon mund të kthehen në “bordello të lëvizshme” që shkojnë në shtëpitë e klientëve, duke zëvendësuar hotelet tradicionale "me orë".
Sipas një studimi, pronarët e këtyre makinave mund ta gjejnë lehtësisht mënyrën për të shmangur kamerat e dizajnuara për të ndaluar sjelljen e papërshtatshme.
Në raportin e kryer thuhet gjithashtu se këto makina paraqesin një rrezik të madh sigurie nëse përdoren nga terroristët për qëllime të këqija në zonat urbane të mbushura me njerëz.
Akademikët nga Universiteti i Surrey dhe Universiteti i Oksfordit thonë se ardhja e automjeteve autonome do të ndikojë në çdo gjë të mundshme.
Studimi, i botuar në "Annals of Tourism Research", parashikoi se këto makina autonome mund të jenë të pranishme në rrugët tona nga viti 2025 dhe mund të ndikojnë gjerë në turizmin urban.
Përfitimet e mundshme nga makinat autonome përfshijnë zvogëlimin e mbingarkesave dhe emetimeve të trafikut, përmirësimin e proceseve të huazimit të makinave, reduktimin e kërkesave për parkim dhe çmimet më të lira të taksive. /JOQ Albania/