Samsung sjell teknologjinë që do u lejojë t’i komandoni kanalet e televizorit me tru

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13.11.2018, 22:37

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung po zhvillon një sistem televiziv që një ditë mund t'i lejojë përdoruesit të lëvizin kanalet duke përdorur trurin e tyre.

Projekti i quajtur Ponthius është pjesë e një bashkëpunimi midis Samsung dhe Qendrës Neuroprosthetics të Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) në Zvicër.

Qëllimi i projektit është që t'u japë njerëzve me aftësi të kufizuara, si tetraplegjikët, një shans për të shijuar shfaqjet e tyre të preferuara pa ndihmën e të tjerëve. Kompania e prezantoi një prototip gjatë konferencës të mbajtur në San Francisko javën e kaluar.

Sistemi përdor një Interface Brain Computer (BCI) për të lidhur shikuesin me televizorin. BCI mbështetet në një kufje të mbuluar me 64 sensorë dhe një gjurmues të lëvizjeve të syve.

Shkencëtarët po marrin mostra të trurit për të përcaktuar se si sillet mendja kur kemi dëshira për të parë filma.

Kjo teknologji mund të çojë një ditë në një sistem që përdor sinjalet nga valët e trurit për të bërë parashikime, dhe pastaj lëvizjet e syrit për të konfirmuar.

Pasi të jenë bërë zgjedhjet, softueri do të jetë në gjendje të krijojë një profil të shikuesve dhe të informojë sugjerimet e ardhshme, duke e bërë më të lehtë procesin e përzgjedhjes së përmbajtjes. /JOQ Albania/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit