Ka përshkallëzuar protesta e banorëve të zonës së “Astirit” të cilët pasditen e sotme kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin dhe duke djegur goma dhe flamurin e Rilindjes.
Të gjithë njëzëri ata dëgjohen duke sharë qeveritarët dhe në kor duke ulëritur shprehjen e bujshme “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”.
Fëmijët e të rritur janë përfshirë në protestë dhe janë bërë bashkë në ditën e 10-të të protestës për të kundërshtuar vendimin për prishjen e shtëpive të tyre.
Ata dëgjohen të thonë:
Flamuri i Rilindjes ka përfunduar në flakë dhe më pas është hedhur në kosh nga vetë fëmijët që po protestojnë.