“T’i japim mesazh edhe armikut që kërkon të na përçajë nëpërmjet fesë!”, një shembull brilant nga Berati

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13.11.2018, 12:46

Nëse shoqëria shqiptare mund të mburret me ndonjë vlerë të mbetur është padyshim toleranca fetare, përveç një sërë traditash dhe zakonesh që po ashtu janë për t’u vlerësuar në ndikimin që kanë pasur dhe kanë në rendin shoqëror.

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, me sa duket është një aksiomë që prevalon mbi çdo lloj përkatësie tjetër dhe kjo bën të mundur që shqiptarët e besimeve të ndryshme të jetojnë në harmoni.

“Mbi të gjitha ne jemi shqiptarë”, me gjasë kjo është fjalia më e përdorur nga çdokush që ka tentuar së paku një herë të shpjegojë këtë tolerancë fetare në venin tonë.

E për ta pasqyruar këtë bashkëjetesë fetare, një qytetar ka dërguar për JOQ Albania rastin e një teqeje që njëherësh banorët e kanë quajtur edhe kishë.

Bëhet fjalë për teqenë-kishë të Zgrebonjës, Berat, me të cilën banorët shprehin harmoninë fetare duke e cilësuar “pasuri”.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Po ju dërgoj disa foto nga fshati Zgrebonj i Beratit që ka të bëjë me një pasur të popullit shqiptar se si jetojnë në harmoni fetë e ndryshme me të njëjtët njerëz. Fjala është për teqenë-kishë të Zgrebonjës, kjo teqe e bekuar qindravjeçare është ngritur mbi rrënojat e një kishe mijëravjeçare, saktësisht ndodhet në krahinën e Ballollit. Është një nga rastet e rralla në planet ku feja i bashkon në të tillë mënyrë njerëzit. Besimtarë të feve të ndryshme luten dhe falen në këtë teqe-kishë, çdo person i lutet Atij. Kjo është provë 100% që populli shqiptar ka respekt për fenë, sepse kemi respekt për njëri-tjetrin së pari. Dua të them që populli shqiptar nuk ndahet nga feja, përkundrazi kjo edhe na bashkon më shumë. T’i japim mesazh edhe armikut që kërkon të na përçajë nëpërmjet fesë!”

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit