5 koncesione 150 miliardë lekë, shifra që del nga xhepat e qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2018, 08:35

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria ka zbuluar për herë të parë faturën e pesë koncesioneve të mëdha që janë miratuar deri më tani në sektorin e infrastrukturës rrugore.

Paketa, e cila i është bashkangjitur listës së investimeve publike 2019-2021, përfshin ndërtimin e 4 rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës.

Sipas dokumentit, për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, buxheti i shtetit do të paguajë 9.4 miliardë lekë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Këto para përfshijnë subvencionin e parashikuar për trafikun minimal, pagesat për defektet e fshehura si dhe ato për supervizionin e kontratës.

Koncesioni i dytë është ai i rrugës Thumanë-Kashar. Ndërtimi i segmentit me gjatësi 20.8 kilometra do të kushtojë 54.4 miliardë lekë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa nëse zhvishet nga kjo taksë, e cila i rikthehet sërish shtetit, fatura neto që do të paguajnë qytetarët është rreth 45.3 miliardë lekë.

Më pas, në listë vijnë me radhë Rruga e Arbrit me 40.3 miliardë lekë, Milot-Balldre me 36.5 miliardë lekë dhe Orikum-Dukat, që vlerësohet se do të ketë një kosto 11.8 miliardë lekë. Për disa nga këto koncesione si Rruga e Arbrit apo Durrës-Kukës është nënshkruar sakaq kontrata dhe ka nisur puna, ndërsa të tjerat janë në fazë negocimi të kontratës.

Por, burime nga qeveria thanë për ‘TCh’ se shifrat e paraqitura në listën e investimeve publike janë ato të negociuara mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarëve privat. Pra, në total 1.2 miliardë euro duke përfshirë TVSH-në ose mbi 1 miliard euro neto, të cilat do të paguhen për 13 vitet e ardhshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit