Një shqiptar, i cili ka shkuar si turist në Budapest, Hungari është habitur nga një tabelë.
Me sa duket, dikush është kujdesur që t'i bëjë me dije turistëve dhe vendasve se hajdutët kanë "mbirë" kudo dhe duhet të kyçin dyert para se t'u ndërrojnë gomat automjetit të tyre.
Bashkë me foton e çuar në redaksinë e JOQ Albania, ai shkruan:
Në tabelën e dërguar shfaqet një person duke ndërruar gomën e një makine. Nga ana tjetër e makinës është një hajdut.
Tabela lexon “Kujdes” në tre gjuhë të ndryshme, në shenjë paralajmërimi për hajdutët.