“Më tradhtoi dhe tani jam bërë si e çmendur, nuk u rezistoj dot meshkujve…”

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.11.2018, 12:51

Pas historisë së djeshme të një vajze nga Tirana e cila ngjalli shumë debat mes komentuesve, ku nuk munguan as këshillat ndaj saj, sot një tjetër vajzë ka shkruar për JOQ Albania.

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen:

Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas. Problemi im nis që në gjimnaz. Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët. Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik. Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij. Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di. Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin. Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin. Më kërcënon me ato video. Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër. Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj. Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam. Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime. Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”

Komentet u takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit