Të bashkohemi të gjithë për t’i shpëtuar jetën Florinës! Historia rrëqethëse e nënës së tre fëmijëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2018, 11:24

Florina është një 30-vjeçare e cila jeton në Bulqizë dhe ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh.

Nëna e tre fëmijëve ka nevojë urgjente për një ndërhyrje në nofull.

Florina është operuar përpara pesë viteve në Tiranë në nofull, pasi një lloj “Tumori” po i konsumonte kockën e nofullës. Në këtë operim doktorët vendosën një metal në nofullën e saj si element plotësues dhe lidhës të nofullës.

Por këtë vit, ajo ka filluar të ketë dhimbje të forta në nofull përsëri.

Pasi është kthyer tek mjekët që e operuan përpara pesë viteve, ata i thanë që sëmundja është përsëritur dhe po konsumon përsëri nofullën. Ata i thanë se duhet kryer urgjent ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por nuk siguruan nëse nofulla do t’i rezistojë thyerjes.

Kostoja e kësaj ndërhyrje kirurgjikale është 35.300 €.

Çdo ditë vonesë që kalon, është me shumë risk për shëndetin e Florinës, pasi rrezikohet humbje e nofullës plotësisht dhe e gjithë jeta e saj.

Familjarët nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta përballuar këtë vlerë, pasi janë të papunë.

Çdo euro e dhuruar në këtë llogari do të jetë një kontribut jetësor në ndërhyrjen që duhet bërë në nofullën e Florinës.

Nëse të gjithë do të kontribuonim me aq sa kemi mundësi, kjo botë do të ishte një vend më i mirë! Në fund të ditës dëshira e mirë është ajo që vlerësohet nga personat që kanë vërtet nevojë për ndihmë!

Këtu mund të kontribuoni për t'i shpëtuar jetë Florinës: https://www.gofundme.com/te-ndihm-loren-te-kryhet-operacioni?teamInvite=DpwGE904VyJZVszhjHqjENq03h4w4r1jRAozWybtrDmoIeWMseoss9497yzWm82F&fbclid=IwAR0neLui9Y_XuvQjLuoNLrPg6ID0Lot02DV8lPawTd3TBqWSdUylF2oP56k klikoje për të shpëtuar një jetë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit