Ndonëse çdo biznes tashmë është i pajisur me kamera apo sisteme alarmi, rastet e vjedhjeve brenda tyre nuk mungojnë.
Kjo ndodh më së shumti në qytetet e mëdha si Tirana, ku hajdutët përpiqen të përfitojnë nga klientët e shumtë.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme në një dyqan peshku në “Tregun elektrik” në kryeqytet.
Një vajzë e re e cila kishte shkuar në dyqan për të blerë peshq, ka marrë dy prej tyre nga kova e ngrirjes dhe i ka futur siç ishin në çantë.
Videon e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ.al pronari i dyqanit.
Ai shkruan:
Nuk dihet nëse vajza e bëri këtë veprim turpërues prej urisë dhe varfërisë apo thjesht e ka “ves”.