Lindën të ngjitura, kështu duken binjaket pas operacionit 6 orësh që i ndau  

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09.11.2018, 12:17

Dy binjake të cilat lindën të ngjitura janë më në fund të lira pas një operacioni që zgjati 6 orë.

Kirurgjia për të ndarë binjakët 14-muajshe, Nima dhe Dawa Pelden në Spitalin Mbretëror të Melburnit përfundoi me sukses.

Operacioni nisi rreth orës 8:30 (AEDT) dhe u krye nga katër kirurgë dhe një ekip prej rreth 18 personash.

Vajzat, të cilët vijnë nga Butani, ishin të bashkuara nga gjoksi i ulët deri mbi legen dhe ndanin një mëlçi. Operacioni kompleks zgjati rreth gjashtë orë.

Udhëheqësi i pediatrisë Joe Crameri tha se operacioni ishte më i shkurtër se sa pritej dhe binjakët ishin "shumë mirë".

Tashmë, vajzat marrin frymë në mënyrë të pavarur pasi kirurgët thanë se ishte "një ditë e madhe" për të gjithë të përfshirë.

Dr Crameri falenderoi ekipin kirurgjik, dhe tha se nëna e binjakëve, Bhumchu Zangmo, ishte e qeshur, shumë e lumtur dhe mirënjohës. Sipas ekipit, 24-48 orët e ardhshme do të jenë kritike dhe vajzat do të monitorohen nga afër.

Operacioni ishte vonuar rreth katër javë më parë, sepse mjekët ishin të shqetësuar se vajzat nuk kishin bilancin e duhur të nutrientëve përpara operacionit të planifikuar. /JOQ.al/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit