Historia e vogëlushit që mund të humbë jetën nëse e zë gjumi

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08.11.2018, 21:30

Një vogëlush nga Britania e Madhe i cili vuan nga një gjendje e rrallë e sistemit nervor ka më në fund maskën që do i mundësojë të flejë rehat.

Charlie Wagstaff vuan nga sindroma gjenetike Hypoventilation kongjenitale qendrore, e cila prek vetëm 1.000 njerëz në mbarë botën dhe 70 në Britani të Madhe.

Gjendja ndikon në mënyrën se si sistemi nervor qendror kontrollon frymëmarrjen, duke e detyruar njëvjeçarin të vërë një maskë të lidhur me një ventilator sa herë që e shtrinë për të fjetur.

Por, maska e tij e tanishme po i pengon zhvillimin e fytyrës së tij, duke e lënë atë me deformime të fytyrës.

Prindërit e Charlie-t e kanë tejkaluar tashmë objektivin e tyre prej 1.000 dollarësh për një udhëtim në Danimarkë, ku mjekët do të zhvillojnë një maskë të personalizuar për të. Kjo maskë e re do të lejojë që fytyra e tij të zhvillohet normalisht.

Sindroma nga e cila ai vuan bën që sistemi nervor qendror i tij të mos arrijë ta rregullojë siç duhet frymëmarrjen e tij kur ai bie në gjumë.

Kjo do të thotë se ai nuk i përgjigjet rritjes së niveleve të dyoksidit të karbonit që do ta stimulonte një person të shëndetshëm për të nxjerrë frymë.

Që prej ditës që ai u lëshua nga spitali kur ishte 4 muajsh, Charlie monitorohet ditë e natë nga kujdestarët për nivelet e tij të oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit.

Pas mbledhjes së fondeve, vogëlushi Charlie mund ta bëjë tashmë gjumin e qetë pa ju rrezikuar edhe deformimi i fytyrës. /JOQ.al/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit