Mercedes – Benz ka prezantuar së fundmi super makinën më të re, e cila mund të kapë 100 kilometra për vetëm 3.8 sekonda dhe shpejtësia e saj maksimale është 280 km.
Emri i saj është “GLC Coupe” dhe është një shartim luksoz i SUV 4×4 me makinat sportive.
Kjo makinë ka motor 4.0 litra, biturbo V8 që e bën të ketë 503 kuaj fuqi dhe konsumi i karburantit është 11.7 litra për 100 kilometër.
Ky kombinimin i SUV me makinat sportive është një përgjigje që Benzi i jep BMW-së si një mënyrë për të “luftuar” X6-ën dhe kjo betejë ka nisur që në vitin 2008.
Çmimi bazë për versionin e vitit 2018 është 47.300 dollarë.