“Ishte mirë, por pastaj…”, nëna zemërthyer bën paralajmërimin e rëndësishëm për prindërit

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.11.2018, 14:00

Një çift i pikëlluar ka paralajmëruar të gjithë prindërit për rreziqet që u kanosen të vegjëlve të tyre pasi djali i tyre u nda nga jeta papritur vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të dytë.

Mjekët u thanë bashkëshortëve Kate dhe Ross Upton nga Brisbane se djali i tyre Arlo kishte thjesht një virus të zakonshëm, por ai vdiq 48 orë më vonë.

Vogëlushi Arlo shfaqi vetëm shenja të gripit kur filloi të kollitej më 27 tetor, vetëm pak para se të shkonte me familjen për festimet e Halloween.

Pasditen e asaj dite, atij filloi t’i rritej temperatura dhe filloi të kishte të vjella. Ata e dërguan në spital me urgjëncë u mjekët u thanë se vogëlushi tashmë kishte një virus.

Por, edhe pse e nisën në shtëpi vogëlushi vazhdonte të kishte temperaturë të lartë. Kate dhe Ross e çuan në mjekë të tjerë, por të gjithë u thoshin të njëjtën gjë.

Dhe, pastaj çdo gjë mori kthesën për keq, djalit të vogël iu bë goja blu dhe u shtrua sërish në spital ku kaloi në arrest kardiak.

Mjekët zbuluan se Arlo vuante nga një mutacion geni të quajtur mungesa LPIN1, i cili shkaktonte dëmtime akute të muskujve skeletor.

Ata u thanë prindërve se që vogëlushi të mbijetonte duhej t’i amputonin gishtat e duarve dhe këmbëve për ta shpëtuar, por për të ishte tepër vonë.

Arlo pësoi një krizë në 05:30 të enjten, 1 nëntor dhe u shpall i vdekur më vonë atë ditë.

Nëse pas autopsisë zbulohet se Arlo kishte me të vërtetë një mutacion gjeni, prindërit dhe motra e tij duhet t'i nënshtrohen një testi për të parë nëse edhe ata e kanë. /JOQ.al/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit