“Këmbën nuk e ndjeja pas aksidentit”, i riu shqiptar rrëfen dramën: Si më braktisi e dashura

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 03.11.2018, 12:07

Aksidentet janë aq të shpeshta në vendin tonë, sa thuajse nuk ka ditë që kalon pa së paku një të tillë. E nga një aksident fatkeq nis gjithçka edhe në rrëfimin e mëposhtëm që një i ri ka dërguar për JOQ.al, thjesht si një dëshirë për ta ndarë me të tjerët ku sigurisht përmes saj mund të nxirrni disa leksione të rëndësishme.

Djali shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Desha të ndaj një pjesë të jetës time me lexuesit tuaj. Jam 29-vjeç nga Shqipëria e Mesme dhe para 5 vitesh në ndodhi një aksident pas të cilit askush nuk e mendonte kush që mund të shpëtoja, por falë lutjeve dhe formës së mirë fizike pasi merresha me sport, arrita të shpëtoja. Si pasojë e aksidentit nuk e ndjeja fare njërën këmbë, por para një viti kisha njohur një gocë dhe kalonim mirë dhe pasi më ndodhi aksidentit mendova të flas me të, sepse këmba ime nuk kthehej më si më parë. Mendova se ajo mund të kishte një jetë më të mirë me dikë që është pa probleme fizike, ndoshta unë nuk ofroja një jetë të mirë dhe folëm. Megjithëse vajza më tha se “nuk jetoj do pa ty edhe nëse më lë ti unë nuk mund të të lë kurrë”, e pyeta “Je e sigurtë?”, “Po” më tha e bindur. Nuk dija ça t’i thoja, u ndjeva shumë mirë dhe i lumtur, harrova edhe problemin që kisha. Filluam prapë lidhjen por e shikoja të pasigurtë dhe i them se nuk dua të qëndrojë kush pranë meje kundra dëshirës, nëse je penduar mund të fillosh jetën tënde pa mua. Por serish përgjigja e saj ishte “Jo, as që e mendoj një gjë të tillë”. Mendoja më shumë për të tjerët se sa për veten dhe me aq mundësi sa kisha mundohesha t’ja plotësoja dëshirat dhe çdo gjë. Kur papritur një ditë më tha e dashura “Leku është gjithçka sot, po s’ke lek nuk je askush”, “Jo”-i thashë “për mua nuk është asgjë, por ta jap fjalën që do ta siguroj edhe lekun veç të kem ty.” Megjithatë nga ajo fjalë e kuptova që kishte filluar të pendohej, më shkruante më rrallë derisa një ditë më njoftoi se familja e saj nuk ishin dakord që ne të ishim bashkë. I thashë që të më linte takim me familjen e saj dhe nëse më do ti nuk ka asgjë që na ndan. Por më ktheu si përgjigje: “Kam fol me mamin edhe më tha jo, pasi mund të kemi një jetë jo të mirë bashkë, nuk mund të bësh asgjë për mua dhe dua ta mbyllim këtu.” E pranova, s’kisha çfarë t’i bëja dhe filloi me ato të vetat “ti do e kalosh se je i fortë”, por nuk i shkruajta më. Pastaj e shikoja me makina të fundit, me pushime jashtë vendit, kur një ditë pas shumë kohësh më mori në telefon duke qarë duke më thënë se kishte nevojë për mua. I thashë: “Mos ke dëgjuar që jam bërë gjë me lek?! I njëjti jam asgjë s’ka ndryshuar.” Por ma ktheu se i interesoja vetëm unë dhe se ndjehej bosh, ama unë kur kisha më së shumti nevojë ajo më la dhe tani nuk më intereson më, nuk i shkruaj dhe jam i vendosur. Kam punuar shumë për këmbën në fizioterapi dhe më ka ardhur 70%, e ndjej çdo ditë e më mirë. Isha në Itali dhe bëra vizita e më dhanë shpresa që do të kthehet siç ka qenë. Ju uroj një fundjavë të këndshme!”

Komentet u takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit