I rëndë ka qenë aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku dy automjete janë përplasur keq mes tyre.
Deri më tani raportohet për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë e për dy të tjerë, të cilët janë plagosur.
JOQ.al ka arritur të sigurojë disa nga pamjet e para pas përplasjes së mjeteve.
Mjetet e përplasura janë një Volkswagen Sharon me targë AA 943 NP dhe një Benz me targë AA 182 TY.
Dy femra dhe dy meshkuj janë të lënduarit dhe viktimat e këtij aksidenti, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në afërsi të Rubikut.