Paralajmërimi urgjent: Hakerat rusë po publikojnë mesazhet tuaja intime në internet

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02.11.2018, 11:49

Kriminelët kibernetikë nga Rusia kanë nxjerrë në shitje 81,000 profile Facebook-u, pasi arritën me sukses që t’i vidhnin.

Hakerët po përpiqeshin që t’i shesin llogaritë online për jo më shumë se 8 pence (10 centë) për profil. Për ta bërë sa më të besueshëm faktin se adresat ishin me të vërtetë të vjedhura, ata postuan gjithashtu mesazhe private nga profilet e vjedhura.

Shumë nga përdoruesit, detajet e të cilëve janë komprometuar, janë nga Ukraina dhe Rusia, por nuk mungojnë gjithashtu edhe profile të vjedhura nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Brazili dhe vende të tjera të globit.

Shembujt e mesazheve të publikuara përfshinin një bisedë intime mes dy të dashuruarve, ankesave për një djalë, fotot e një festimi të fundit të dërguar privatisht midis dy miqve të Facebook dhe një bisedë për një koncert të fundit të Depeche Mode.

Autorët pretendojnë se kanë detaje nga një total prej 120 milionë llogarish, sipas Shërbimit Rus të BBC. Kompania nga ana tjetër tha se siguria e të dhënave nuk ishte komprometuar dhe se të dhënat mund të merreshin përmes “extensions” me të infektuara nëpër browsera.

Gjigandi i mediave sociale siguroi përdoruesit se kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar që llogaritë e mëtejshme të mos prekeshin. /JOQ.al/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit