Nëse 44 kilometra rrugë kushtojnë 670 milionë lekë, apo 20 kilometër 340 milionë lekë, nuk do të thotë se punimet janë cilësore në Shqipëri.
Kur bie shi, por jo vetëm, rrugët në vendin tonë shndërrohen në pellgje, përrenj dhe lumenj të fryrë dhe këtë e pamë së fundmi dje.
Nuk ishte vetëm Durrësi që u shndërrua në një lagunë me shtrat betoni, por në disa zona të Shqipërisë pati probleme me kanalizimet që mungojnë.
Nuk mund të mendohet se si projektuesit për shtrimin e rrugëve harrojnë një gjë kaq thelbësore si kanalizimet.
Rasti më epik ndodhi në fshatin Kuman në Roskovec të Fierit, ku rruga e përfunduar para një muaji u bë ujëmbledhësi “ideal” i shirave.
Fotot janë dërguar për JOQ.al nga qytetarët, të cilët shprehen të indinjuar për faktin se punët janë bërë vetëm për sy e faqe.
Pyetja lind: Ku harxhohen milionat e rrugëve?! Sepse është e dukshme që në rrugë nuk harxhohen.../JOQ.al