Ju mpihen duart? Bëni kujdes se po rrezikoni seriozisht jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2018, 14:59

Duart përmbajnë disa nga receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin. Të gjithë këta receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash.

Nëse një nga këto nerva dëmtohet atëherë truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart e si pasojë vjen mpirja e duarve.

Pra mpirja e duarve ose siç njihet ndryshe nyja e dorës ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës nuk duhet ta anashkaloni. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit.

Përveç mpirjes, simptoma të tjera janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.

Në raste të tilla mjekët këshillojnë që të bëni pak pushim, të qetësoheni por nëse keni ndonjë punë që i mban nyjet vazhdimisht në lëvizje, atëherë e mira është që çdo dy apo tri orë të ndaloni atë punë derisa të qetësoheni pak.

Teksa duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt. Për ata persona të cilët qëndrojnë para kompjuterit për orë të gjata duhet të krijojnë një qëndrim të rehatshëm duke rregulluar karrigen në mënyrë që krahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën.

Duart duhen mbajtur drejt pa i lakuar sepse në të kundërt shkaktohet presion tek shpatullat. Ja disa nga arsyet e tjera që ju mpihen duart: çrregullime të tiroideve, probleme alkoolike, goditje në tru, diabet apo kiste.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit