Prapaskenat e dorëheqjes së Xhafës/ Si mbrojti Rama Dakon dhe i mbylli gojën Saimir Tahirit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2018, 09:56

Surprizë por jo dhe aq e papritur ka qenë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e cila nuk u lajmërua nga vetë ai, por nga kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Twitter.

Prej kohësh marrëdhëniet mes Ramës e Xhafës kanë qenë të tensionuara. Shenjat e para konflikti mes të dyve i ka dhënë gjatë mbledhjes së qeverisë në Korçë, ku Xhafa u dëgjua teksa i thoshte Ramës se nuk ishte Saimir Tahiri, duke lënë të kuptonte se nuk do t'i bindej urdhrave të tij.

Operacionet e fundit policore të udhëhequra me "bekimin" e ish-ministrit, duket se kanë tensionuar edhe më shumë marrëdhënien e tij me Ramën, teksa së fundmi u përfol për përgjime që tregonin lidhje mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me mafien e Durrësit dhe emra të njohur të botës së krimit.

Rama i ka dalë gjithmonë në mbrojtje Dakos, ndërsa Xhafaj nuk i është bindur kurrë, por paralelisht me këtë ngjarje, ish-ministri Saimir Tahiri kishte lajmëruar daljen në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e sotme rreth orës 10:30, ku do të jepte deklarata të forta e tepër të rëndësishme, që "do të shkërmoqinin bandat brenda Partisë Socialiste", sikurse shkruante dhe Pamfleti.

Mirëpo, pa pritur e pa pandehur, Tahiri, i cili kishte kërcënuar për të vërtetat që do të thoshte në konferencë, vendosi të shtyjë fjalën e tij për ditën e hënë, duke qenë se të tjera zhvillime të rëndësishme do të ndodhnin ditën e shtunë (pra sot).

Sikurse lajmëroi edhe disa ditë më parë deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, Rama ka kërkuar prej kohësh shkarkimin e Xhafës, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga ndërkombëtarët, të cilët e kanë preferuar ish-ministrin, për shkak të veprimeve të ndërmarra në kuadër të reformës në drejtësi dhe çuarjen para drejtësisë së mjaft kriminelëve me emër.

Mirëpo, siç duket, një mbështetje e tillë e ka trembur Ramën, pasi herë pas here, në qarqe të ngushta të PS-së flitej për forcimin e rolit të Xhafës brenda partisë dhe figurës së tij mes qytetarëve, teksa potencial ishte kandidimi për Kryeministër, në rast të një rrëzimi të mundshëm të Edi Ramës.

E siç duket, këtë herë Rama vendosi të mbrojë Dakon, duke "hequr qafe" me një të rënë të lapsit, me një koment në Twitter, ministrin e përkrahur nga LSI e të sulmuar fort nga Partia Demokratike, si dhe njëkohësisht, duke i mbyllur gojën Saimir Tahrit.

E çuditshme është kjo dorëheqje e ish-ministrit të Brendshëm, tekstin e së cilës deri më tani askush nuk e ka lexuar dhe nuk është bërë publik.

Ndryshe nga parardhësit e tij, Xhafaj ka zgjedhur të largohet në heshtje, pa e komentuar dorëheqjen. Gjatë punës së tij ai zgjodhi të dilte shumë rrallë në media, kur jepte mesazhe të rëndësishme për opinionin publik.

Fatmir Xhafaj qëndroi një vit e një muaj në krye të Ministrisë së Brendshme./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit