NASA ka publikuar një imazh mahnitës të Tokës të marrë nga sonda “Parker Solar” nga udhëtimi i saj historik rreth diellit.
Pamja, e cila është marrë rreth 43 milionë kilometra larg nga planeti ynë, e tregon Tokën si një pikë të vogël rrumbullake të rrethuar nga mijëra yje të tjerë që ngjajnë në formë pikash në cepin e galaktikës sonë.
Sonda Parker Solar (PSP) ndodhet aktualisht në një mision për të "prekur diellin" dhe do të jetë anija e parë në histori që orbiton në pjesën më të jashtme të atmosferës së yllit tonë, e njohur si korona.
Sonda Parker e nisi udhëtimin e saj më 12 gusht dhe do të arrijë në destinacionin e saj në nëntor, por përpara kësaj do të kalojë pranë Venusit, duke përdorur tërheqjen gravitacionale të planetit për të rregulluar kursin që do të ndjekë – një manovër kjo e njohur si graviteti ndihmës.
Në një deklaratë për foton e re, NASA u shpreh:
/JOQ/