“Sot e presim të vijë për pjeshkën”, Ver llapa do ju shkrijë së qeshuri me veprimin e tij në lokal

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26.10.2018, 10:50

Në një vend si i yni ku popullsia arrin në 2.8 milion banorë rezidentë, ku gati 1 milion janë të përqendruar në Tiranë shihen përditë fenomene si vjedhja e ushqimeve në lokale.

Por, ky i fundit është një rast disi më i veçantë pasi është filmuar një personazh jo i panjohur të paktën për çdo qytetar të Tiranës.

I quajturi “Ver llapa”, i cili më së shumti shihet rrugëve ka marrë nga një lokal të gjitha frutat e vendosura mbi banak...çdo ditë nga një.

Por komikja qëndron që frutat janë plastike...

Administratori i lokalit ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Jemi administratorë të një njësie snack & coffee pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë. Për të reklamuar lëngjet e freskëta të frutave, mbi ekspozitor kemi vënë një shportë me fruta artificiale. Çuditërisht, ditët e fundit frutat pakësoheshin dita-ditës. Në fillim ananasi, më pas portokalli... Vendosëm të hapnim kamerat...dhe ja se çfarë shikuam, po ashtu edhe ditën tjetër. Ver llapa dora vetë! Shpresojmë mos t’i ketë konsumuar. Sot po presim të vijë të marrë pjeshkën...”

Data 23 tetor:

Data 25 tetor:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit