Skandal/ “Si s’të vjen turp ore legen”, policët e Bashkisë Tiranë dhunojnë mbledhësin e kanaçeve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.10.2018, 19:10

Gjithmonë e më tepër janë shtuar rastet e videove të publikuara nga redaksia jonë ku dallohet se si policia bashkiake e kryeqytetit sekuestron qepët, domatet, kastravecat apo preshin e qytetarëve të varfër që dalin buzë rruge në shi e në diell për të ushqyer barkun e pambushur të fëmijëve të tyre.

Por sikur të mos mjaftonte varfëria që i ka katandisur në këtë gjendje të mjerueshme ekonomike, shumë prej tyre përballen edhe me përbuzjen dhe trajtimin jo të mirë nga ana e përfaqësuesëve të pushtetit vendor.

Nëse deri më sot nëpër video kemi dokumentuar vetëm trajtimin dhe sjelljen jo etike përsa i përket sekuestrimit të mallit ndaj këtyre qytetarëve, sot ka ndodhur një skandal i vërtetë.

Disa policë bashkiakë kanë dhunuar ditën e sotme pranë Pazarit të Ri në Tiranë një qytetar të komunitetit rom i cili po mblidhte kanaçe. Dëshmitarët shprehen se policët ushtruan dhunë ndaj tij. Në video madje shihet dhe dëgjohet se si shumë njerëz mblidhen pranë ngjarjes duke kundërshtuar veprimin dhe dhunën e policëve.

Në vijim denoncimi i dëshmitarëve pranë redaksisë sonë shoqëruar me videon dhe fotot e ngjarjes.

Legenat e lalit tu i thy duret nji te mituri qe po mlidhte plena. Shikojeni si e dhunojne te shkretin i thyjne dhe doren. Ky tipi po mlidhte plena dhe e kapen kto. Deshin me ja mor dhe bicikleten. Postojeni ju lutem

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit