Mashtrimi i ri ndaj përdoruesve të iPhone, ky është emaili që duhet ta shmangni patjetër

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.10.2018, 13:45

Një tjetër grup kriminelësh kibernetikë kanë vënë në shënjestër përdoruesit e iPhone-ve.

Mashtrimi i radhës vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor “Spotify” dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.

Në email-in e rremë, pre e të cilit nuk duhet të bini, thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’.

Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, detajet tuaja të logimit shkojnë drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetik.

Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit.

Dorëzimi i informacionit personal do t’u japë kriminelëve kibernetikë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në fotot, videot ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud.

Apple, nga ana tjetër ka njoftuar se nuk do të kërkojë kurrë kredencialet e identifikimit të përdoruesve.

Apple thotë se kushdo që ka marrë një email të tillë që mendojnë se është mashtrim, duhet ta dërgojë në [email protected] për ta raportuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit