Nuk dalin llogaritë nga TVSH, mbyllen bujtinat në Valbonë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22.10.2018, 10:24

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar duket si i ka nxjerrë punë bizneseve sezonale, por që mund të punojnë edhe gjatë sezonit të dimrit.

Kjo vihet re në Valbonë, ku dhjetëra hotele dhe bujtina kanë vënë drynin pasi nuk dalin llogaritë pas përfshirjes së tyre në TVSh.

Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019, duke shpjeguar se do të konservojnë në status pasiv aktivitetin.

Astrit Selimaj banor i zonës i punësuar në një nga restorantet e Valbonës tha për Monitor:

Tani vizitorët janë më të rrallë dhe kryesisht fundjavave, ndaj bujtina ku punoj u mbyll për të evituar pagesat e energjisë, pagave të punonjësve dhe taksave të tjera.”

Ai shtoi se përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre. Për momentin zgjidhja më e mirë është mbyllja për 6 muaj.

Si rezultat i kësaj gjendje dje turistët nga Tirana e kanë pasur të pamundur të rezervojnë, pasi shumica e bujtinave janë mbyllur edhe pse koha për udhëtime është mjaft e favorshme.

Më herët në verë të këtij viti në kulmin e sezonit turistik, shumë bujtina janë penalizuar nga inspektorët tatimore me shumë se sa për taksat për disa rregulla që kanë të bëjnë me mjedisin dhe shërbimet mjekësore ndaj klientëve.

Një nga bujtinat mori gjobë se nuk kishte një kontratë me mjek, ndërkohë që numri i turistëve dhe punonjësve ishte shumë i ulët se kërkesat që ka ligji.

Këto biznese e ushtrojnë aktivitetin në skajin më verior të vendit në një terren që krijon kosto për aktivitetin e tyre. Largësia me institucionet e shtrembëron zbatimin e ligjit, ndoshta më shumë se kudo tjetër. Një nga hotelet është gjobitur për moslëshim kuponi, ndërkohë që në zonë nuk ka pasur furnizimin me energji për më shumë se 12 orë.

Larg gjykatave dhe pamundësive për të kërkuar drejtësi, ata kanë zgjedhur t’i vënë drynin aktivitetit deri në pranverë. Vite e tjera bujtinat ishin të hapura gjatë gjithë kohës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit