3 simptomat paralajmëruese të kancerit të zorrës së trashë që s’duhet t’i injoroni kurrë

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21.10.2018, 23:56

Ekspertët nuk janë të sigurt se cilët faktorë mjedisorë, gjenetikë apo të mënyrës së jetesës janë përgjegjës për shtimin e rasteve me kancer kolorektal tek të rinjtë.

Megjithatë, një stil jetese e shëndetshme, ushqyerja mirë (dietë e pasur në fibra, me një sërë frutash dhe perimesh, dhe drithërash) dhe kryerja e aktivitetit fizik kanë një rol të rëndësishëm.

Studimet kanë treguar se kufizimi i mishit të kuq dhe të përpunuar gjithashtu është shumë e rëndësishme, si dhe heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkoolit.

Plus, probabiliteti i mbijetesës së kancerit të zorrës është rreth 92% nëse kapet në fazat e para, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Gjeni më poshtë disa nga shenjat paralajmëruese të kancerit të zorrës, që nuk duhet t’i injoroni, edhe nëse jeni të rinj.

Anemia

Anemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe. Tumoret e kancerit të zorrës mund të pengojnë furnizimin me qeliza të kuqe të gjakut. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu dobësi dhe lodhje.

Gjakrrjedhje rektale

Mund të vëreni gjak në jashtëqitje ose thjesht në letrën e tualetit pasi pastroheni. Ose jashtëqitja mund të jetë e errët, pasi gjaku është tretur në traktin gastrointestinal. Gjakrrjedhja rektale mund të shkaktohet edhe nga hemorroidet ose fisurat anale. Sido që të jetë, është mirë të flisni me mjekun nëse vëreni gjak në tualet.

Vështirësi gjatë jashtëqitjes

Tumoret shpesh shkaktojnë bllokime që vështirësojnë daljen e jashtëqitjes. Ato mund të ndryshojnë gjithashtu formën e jashtëqitjes, që merr formën e lapsit. Mund të përjetoni edhe diarre. Flisni me mjekun nëse i vëreni këto ndryshime për më shumë se 4 javë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit