Specialistët: Lërini të hanë baltë, fëmijët kanë nevojë për mikrobe!

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.10.2018, 21:11

Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme, por nuk është e thënë që çdo gjë që rrethon fëmijët tuaj të jetë e pastër si kristali.

Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunëve antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve.

Të paktën kështu konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar 'Let Them Eat Dirt’ ose shqip, “Lërini të hanë baltë”.

Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.

Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizojnë sistemin imunitar, i cili nis të funksionojë në mënyrë të saktë.

Një higjenë e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe inflamacionet janë sëmundje në rritje.

Shkencëtarët besojnë se ky ekspozim ndaj mikrobeve në fillim të jetëve tona, është i nevojshëm derisa sistemi ynë imunitar të jetë formuar dhe në fund të mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Një nga këto të dhëna tregon se fëmijët që rriten në zona rurale kanë më pak mundësi për të pasur astmë.

Studimet kanë treguar se pastërtia e gjithçkaje që hyn në gojën e fëmijëve, rrit mundësinë e astmës. Probabiliteti i të pasurit astmë ulët nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve.

Kështu, sipas Marie Claire, nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe', mos ia hiqni nga duart.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit