Të gjithë biem dakord se shkuarja në një banjo publike mund të jetë disi traumatike si eksperiencë. Sidomos për ata që janë të fiksuar me pastërtinë e shtëpisë.
Ndërkohë që shumë prej nesh mund të përpiqemi ta shmangim atë me çdo kusht, nganjëherë është një nevojë që duhet të ndodhë – nëse duhet të shkosh, duhet të shkosh!
Nëse jeni shumë të kujdesshëm ndaj higjienës, mund të mendoni se jeni duke i bërë vetes një nder duke e mbuluar ndenjësen me një shtresë mbrojtëse të letrës higjienike.
Në fakt e vetmja gjë që po bëni është ekspozimi ndaj më shumë baktereve.
Vendet e tualeteve janë të dizajnuara posaçërisht për të penguar këto gjëra.Forma e tyre dhe sipërfaqja e lëmuar e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për mikrobet që të mbërthehen mbi to.
Hulumtimet kanë gjetur se ulësja mesatare publike e tualetit është në të vërtetë më e pastër se kuzhina e shumicës së njerëzve, dërrasat e prerjes dhe sfungjerët e larjes.
Ndërkohë, letra higjienike është projektuar të jetë absorbuese, duke e bërë atë një material të përsosur për bakteret.
Plus, shumica e letrave higjienike, edhe ato të shtëpisë suaj, janë të ekspozuar nga bakteret që lëshohen sa herë që ju shpëlani tualetin.
Kështu, gjëja me e mirë që mund të bëni për t’u mbrojtur nga mikrobet që ngjiten pas lëkuarës suaj, është të lani duart mirë pas shkuarjes në tualet. /JOQ/