“E ka marrë shkollën me gështenja”/ Drejtori i Spitalit të Tropojës: I kam nja 2 fjalë kur të të shoh!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.10.2018, 17:45

Rreth një javë më parë në redaksinë e JOQ mbërriti një denoncim nga një qytetar i cili raportonte se Egzon Bashkurti, Drejtori aktual i Spitalit të Tropojës e kishte fituar pozicionin e tij drejtues në një konkurs të zhvilluar nga Ministria e Arsimit.

Qytetari deklaronte se drejtori me një nivel mesatareje “5” ishte zgjedhur në atë pozicion dhe për të provuar fjalën e tij, bashkangjiti certifikatën e notave të ciklit “Bachelor” të Bashkurtit.

Postimi mori shumë reagime dhe përpos të gjithash, denoncuesi shkruante se të gjitha emisionet investigative sapo në vend morën vesh që drejtori ishte rilindas, nuk e morën parasysh denoncimin e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, një tjetër qytetar ka dërguar mesazhet nga ana e drejtorit për shkak të disa komenteve që ai kishte bërë në postimin e mësipërm, ku i kishte bërë tag një miku.

KOMENTET

Djali: Shikoje se çfarë bën partia në Tropojën tonë të bukur.

Miku: Ket me pas me e cue me dhi nuk din me u rujt se i hupin, veç i rroftë partia se e ma ne pune njërin me nota te shkëlqyera me pesa duket se e ka marr shkollën me gështenja.

Djali: Qr vlla qetina ia kan marre ftyren hahaha.

Bashkurti pasi ka parë komentet i ka shkruar djalit mesazh privat se ka dy fjalë për të sqaruar me të kur ta shohë.

Djali shprehet:

Shife cfar shkrun drejtori i spitalit Tropojes vetem se bana nji koment tek ato qe postut ju ne Fb. Sdoja me ja publiku tek ju, por me siguri futi dike nga njerzit e vet qe tma mbyll fb. Ju lutem bane publik.”

*Sqarim

Sjellim në vëmendje të të gjithë atyre që nuk janë të informuar, se në momentin që një individ zgjedh të konkurrojë për pozicione pune në administratën publike apo është pjesë e saj, pranon dhe konfirmon se heq dorë nga disa të drejta privatësie dhe se publiku fiton të drejta mbi privatësinë e tij, kjo për të vetmen arsye ligjore që publiku i gjerë ka të drejtën e informimit të dijë se nga kush dhe se si qeveriset.

JOQ

Mesazhet më poshtë

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit