“Paguaj ose do të …”, ky është email-i që nuk duhet ta hapni për asnjë arsye

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.10.2018, 16:34

Një seri kërcënimesh të marra online po i çon njerëzit që të kryejnë vetëvrasje.

Fillimisht mesazhi, që vjen në postën tuaj elektronike, duket i parrezikshëm – një email shfaqet në ekranin tuaj që mund të jetë nga një mik apo koleg.

Por nëse klikoni mbi të do ju ngrirë gjaku sepse ajo që vijon është një varg kërcënimesh vicioze për të shkatërruar jetën tuaj, nëse nuk dorëzoni para.

Email-i "haraçit" shpjegon se ju jeni kapur duke parë një faqe interneti për të rritur – kjo është zbuluar me anë të kamerës së kompjuterit tuaj.

Për të shtuar kredibilitetin e pretendimit të tyre, email-i përfshin detaje kryesore private, të tilla si numri i telefonit tuaj dhe fjalëkalimet e fshehta për një bankë ose llogari tregtare.

Kërcënimi i ri i internetit është zbuluar nga gazetarja,Sarah Hartley e cila e zbuloi pasi ra në shënjestrën e tyre së fundmi.

Sarah shpjegon:

Si shumica e gazetarëve, unë jam aq e ashpër sa çizmet e vjetra dhe jam mësuar me çdo lloj “moti”. Megjithatë, ajo që më tronditi më shumë për marrjen e një email të tillë është se kushdo që e ka çuar, ka shkelur firewall-in tim të punës."

Më tej, gazetarja shpjegon se emri i dërguesit të email-it i ishte dukur i besueshëm. Ai erdhi nga një emër i zakonshëm femëror. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë këshilltare të marrdhënieve me publikun, ajo klikoi mbi mesazhin dhe e hapi.

Kriminelët kibernetikë kërkojnë nga viktima e tyre që të dorëzojnë 500 funte ose më shumë në Bitcoins anonime. Nëse ata nuk paguajnë, shantazheri thotë se ata do të ndajnë detajet që kanë në internet.

Miliona përdorues të kompjuterave janë duke u shënjestruar në valën e keqe të mashtrimeve që deri më tani kanë zhvatur me qindra njerëz të pafajshëm. /JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit