Kush është Aurela, modelja e shkurtër nga Lezha që ka punuar për Armani, Dior e Guess?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2018, 16:30

Aurela Skandaj është fotomodelja dhe YouTub-erja shqiptare, e cila prej 19 vitesh jeton në Bruksel, ku edhe ka fituar famë falë pamjes së saj fizike dhe profesionalizmit që ka treguar në profesionin e ushtruar prej kohësh.

Ajo tregon se ka lindur në Lezhë dhe momentet e para të nisjes së karrierës kujton të kenë qenë tërësisht rastësore.

Siç shprehet Aurela, vite më parë, një shoqe e klasës së saj kishte fituar "Belgium Best Top Model" dhe një ditë publikoi ne Facebook një foto me shqiptaren.

Pikërisht aty nisi gjithçka, kur një fotograf i njohur e pikasi dhe i kërkoi një sesion shooting.

Ndër të tjera, vajza nga Lezha bën me dije se gjatësia e saj nuk e ka favorizuar shumë, por megjithatë, ia ka dalë më së miri.

Ajo shton:

5 muaj pas shootingut të parë fillova të kërkoja një agjenci modelingu, por unë isha 165cm (dhe nuk jam rritur që atëherë). Të gjithë më refuzonin. Një ditë mora një email nga një agjenci cila me pranoi edhe pse isha shumë e shkurtër. Ata me organizonin casting në gjithë Europën. Kështu nisi gjithçka për mua".

Çdo gjë duket se ka ecur më së miri për Aurelën tonë, e cila ka punuar për firma dhe emra të njohur të modës, përfshirë Dior, Maybelline, Guess, Armani, etj, e që normalisht, pagesat kanë qenë mjaft të majme.

Në një intervistë për JOQ, vajza nga Lezha tregon pak më shumë për jetën dhe profesionin e saj.

Intervista:

Për ju tashme është profesion apo ngelet vetëm në kuadrin e pasionit fitimprurës?

Në fillim ishte një pasion dhe një challenge, por kam pas shuuumë fat që direkt kam mundur të fitoj jetën me këtë punë. Nuk kam arritur në kategorinë "fashion" dhe "catwalk", por kam punuar për shumë evente "commercial".

Krahas botës së modës, keni vazhduar një shkollë paralele, apo mendoni se bukuria mjafton për të arritur gjithçka në ditët e sotme?

Kam mbaruar shkollën e lartë, bachelor në ekonomik, këtu ku jetoj. Mendoj se bukuria mund të japë shumë oportunitete, por zgjuarsia, edukimi shkollor dhe talenti të dërgon më lart në jetë.

Mund të na tregoni për një nga vështirësitë më të mëdha me të cilën jeni përballur në këtë profesion?

Konkurrenca dhe gjatësia ime. Ishte shumë e vështirë të kisha besim tek vetja kur bëja casting me goca që ishin 1.77 ose 1.80, por edhe unë isha aty dhe fakti që isha në casting, e kishte një arsye.

Keni bërë kompromise për të fituar famën që keni aktualisht?

Tashmë nuk quaj veten Modele por Youtuber, edhe pse vazhdoj të punoj për disa kontrata si modele. Modelingu më ka ndihmuar të kem followers në social media dhe nuk doja vetëm t'ju tregoja atyre foto që bëja në shooting, por diçka më shumë, ndaj hapa një kanal në Youtube ku shpërndaj idetë e mia. Për punën që bëj tashmë nuk më është dashur të bëj shumë kompromise, përveç se jam gjithmonë me telefon në dorë dhe mbase nuk i shijoj momentet prezente 100%.

Cilat janë disa nga firmat, eventet apo fotografët më të njohur me të cilat keni bashkëpunuar?

Eventi më i bukur për mua ka qenë pjesëmarrja para dy viteve në Festival de Cannes. Aty isha sepse punoja me L’Oreal. Kam qenë edhe në Influencer Awards Monaco, këtë vit.

Kam punuar me Dior, Maybelline, Guess, Armani, Lou Ashton, Estee Lauder, Lancome, House Of Cb, Brazilian bikini, Daniel Wellington, Cluse, Ice Watch , etc.

Kam punuar me shumë fotografë të mirë, por me Jonas Bresnan kam qenë shumë e emocionuar kur e kam takuar.

Cila është pika juaj e fortë, një detaj, cilësi, veçori që të dallon nga vajzat e tjera?

Për punën që bëj është shumë e rëndësishme me qenë vet vetja. Jam shumë spontane në videot që bëj, por edhe punoj shumë si në foto dhe video. Jam gjithmonë duke munduar të bëj diçka sa më të bukur dhe gjithmonë mundohem të përmirësoj veten.

Cila ka qenë oferta më bujare që ju është bërë dhe në cilën shifër, nëse mudn të tregoni detaje?

"Bourjois" një markë kozmetik e cila nuk është aq e njohur sa Dior apo Armani, por që deri më tani është marka që më ka paguar më mirë. Për arsye konfidenciale nuk më lejohet të tregoj shifrat, pas firmosjes së një kontrate.

View this post on Instagram

Click 📸

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Aurela ♡ (@aurelaskandaj) on

Cila është kompania apo personi me të cilin nuk do të bashkëpunoni asnjëherë?

Nuk kam ndonjë person ose njeri me të cilin nuk do doja të bashkëpunoja.

Për cilën arsye do të ndaheshit përfundimisht nga bota e aparateve dhe kameras?

Kur të realizoj gjithçka që kam në mendje dhe kur të mos më duket më interesante ajo që social media të ofron, atëherë ndoshta do të krijoj diçka të re dhe do të largohem, por për momentin nuk kam asnjë arsye ta lë këtë profesion dhe pasion.

Cili është bashkëpunëtori juaj aktual, i cili ju ndihmon në realizimin e videove në YouTube?

Bashkëpunëtori im është vëllai im i vogël.

A është Aurela në një marrëdhënie dhe çfarë cilësish duhet të ketë personi që do t'ju fitojë zemrën?

Momentalisht nuk jam në një lidhje. I duhuri duhet të më bëjë të qesh, të jetë kurioz për jetën dhe të ketë pasion udhëtimet.

Dua të shtoj se një dit kam qejf të bëj një video në gjuhën shqipe, sepse do të kisha shumë dëshirë që edhe ata shqiptarë që më ndjekin, të kuptojnë se për çfarë flas në materialet që publikoj dhe ndaj në rrjetet sociale.

JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit