Denoncimi në JOQ/ Me armë gjahu në duar e sorkadhet e përgjakura, policia e Korçës arreston 6 gjuetarët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.10.2018, 11:50
JOQ ndaloheni kete masaker nga Korcaret, shikoni c'bejne ne Erseke. Shteti nuk vepron. Kjo foto eshte bere 2 dite para, te shtunen. Sorkadhja femer me gjithe te voglin!"

Ishte ky denoncimi i bërë disa ditë më parë në redaksinë e JOQ.

Pamjet që të prekin në shpirt tregojnë një grup gjuetarësh mbi një Fuoristradë të cilët në mburrje e sipër se kanë dalë plot nga gjuetia, një sorkadhe dhe i vogli i saj të përgjakur në tokë.

Në bazë të ligjit "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë", këta persona janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore.

Shteti duket inaktiv në lidhje me këtë moratorium që gjithnjë është shpërfillur dhe vetëm falë denoncimit të qytetarëve, raste të tilla të rënda evidentohen, kur thuajse telefonatat në numrat e policisë injorohen.

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë

Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:

– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;

– L.M, banues në fshatin Polenë,

– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

Në bazë të ligjit "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë" u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Policia e Korçës gjen rastin të falenderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit