Një viktimë dhune kaq antipatike sa Xhisiela

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.10.2018, 12:00

Xhisiela Maloku u shfaq sot jashtë Gjykatës së Apelit në Tiranë ku kërkoi që Rexhepi të dalë nga burgu, pasi është i pafajshëm.

Ajo tregoi se nuk arriti dot në kohë për gjyqin ndërsa dha një intervistë për gazetarët, ku dëshmoi edhe njëherë se denoncimi i saj u bë nga xhelozia.

E veshur me rroba firmato, atlete të shtrenjta dhe syzet Gucci, 25-vjeçarja nuk dukej aspak si një viktimë, trupi i së cilës ka ende shenjat e cigares së djegur në të.

Është e pamohueshme që të gjithëve u ra në sy kombinimi në veshjen e saj sportive dhe një lloj arrogance e fituar gjatë deklaratës.

E prerë në atë që thotë, herë pas here duke buzëqeshur e madje e vendosur për "marrëdhënie shumë të mira shoqërore me Rexhepin", Xhisiela në fakt ngjante me një personazh publik, të cilit "fama" i ka ardhur nga nuk e pret.

Në një kohë kur i gjithë opinioni publik është sensibilizuar dhe i ka dalë në mbrojtje, vajza e dhunuar nga Fushë Kruja del dhe thotë "për inatin e të gjithëve" se nuk është një viktimë.

Dy javë më parë shoqëria civile madje u ngrit në protestë për të drejtat e saj, ndërsa sot Xhisiela për të disatën herë jua hodhi poshtë të gjithëve si shuplakë fytyrës.

Është në fakt për të ardhur keq që protestuesit dolën të gjithë në këmbë para Kryeministrisë, në mbrojtje jo vetëm të saj por të një fenomeni që qëndron si plagë e hapur në shoqërinë tonë. Ndërsa Xhisiela që kishte në dorë të bëhej frymëzim për të gjitha ato femra të dhunuara që nuk nxjerrin zërin nga frika, del nëpër intervista me rroba e syze firmato, me makinë të 2017, si një personazh VIP.

Vetë avokati i Rexhep Rrajës e cilësoi sot Xhisielën si një vajzë ekstravagante që mund ta kishte djegur vetë veten me cigare.

Në pritje të një vendimi të drejtë për djalin e deputetit, i cili edhe sot u la në burg nga apeli, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të themi që nuk kemi parë asnjëherë një viktimë dhune kaq antipatike sa Xhisiela Maloku./Elena Sqapi/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit