30 milion adresa Facebook-u të vjedhura, ja si të zbuloni nëse ju kanë marrë të dhënat

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13.10.2018, 19:18

A munden hakerët të shohin mikun e fundit që kërkuat në Facebook, ose restorantin e fundit në të cilin ishit?? Sipas kompanisë, përgjigjja është "po".

Të premten, rrjeti social pranoi se adresat e emailit, numrat e telefonit dhe disa detaje të tjera të ndjeshme të llogarisë ishin vjedhur nga 29 milionë përdorues në një sulm të madh kibernetik.

Nëse doni të zbuloni nëse llogaria juaj është një ndër të vjedhurat, Facebook ka dërguar një seri mesazhi për t'jua bërë të ditur.

Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj është të shkoni në këtë faqe të qendrës së ndihmës. Nëse lëvizni poshtë, duhet të gjeni një nga disa mesazhe të mundshme.

Rreth 15 milionë njerëz kanë pasur emra, adresa elektronike dhe numra telefoni të marra.

14 milionë të tjerëve u kanë vjedhur edhe më shumë të dhëna "specifike", përfshirë qytetin e lindjes, qytetin aktual, fenë dhe statusin e marrëdhënieve.

Detajet e mëtejshme të marra nga ky grup i përdoruesve përfshijnë 10 vendet e fundit që keni kontrolluar ose keni qenë të etiketuar, dhe 15 kërkimet tuaja më të fundit në Facebook.

Çdokush që nuk është i ndikuar nga sulmi kibernetik duhet të gjejë një mesazh në qendrën e ndihmës që u thotë se detajet e tyre të llogarisë nuk janë kompromentuar.

Përtej të mësuarit se çfarë lloje informacioni kanë arritur të aksesojnë sulmuesit kibernetikë, përdoruesve adresat e të cilëve janë vjedhur nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin për emaile apo mesazhe dyshuese.

/JOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit