“Qajnë, shijojnë ushqimin”,ja çfarë bëjnë bebet në barkun e nënës gjatë shtatzënisë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12.10.2018, 22:06

Studimet e bëra ndër vite kanë treguar se si është jeta e një foshnje brenda mitrës së nënës muaj pas muaji derisa vjen në jetë.

Në bazë të fazave të ndryshme në të cilat ndodhen, foshnjat janë të afta të bëjnë një numër të madh veprimesh që shumica e nënave as që e kanë idenë.

Një studim i ri ka treguar se bebet arrijnë ta dallojnë gjuhën amtare që në barkun e nënës. Ata janë të aftë të dallojnë nëse nëna e tyre po u flet në japonisht, anglisht apo çfarëdolloj gjuhe tjetër.

Fetuset mund të dëgjojnë gjëra në barkun e nënës, duke përfshirë edhe disa fjalë edhe pse ato nuk dëgjohen qartë pasi brenda plaçentës është shumë zhurmë.

Por, ata mund të perceptojnë ritmin e një gjuhe dhe studimi sugjeron se foshnjat mund të dallojnë lloje të ndryshme të gjuhës, bazuar në modele ritmike.

Disa fakte të tjera interesante rreth foshnjave në barkun e nënës:

1-Bebet fillojnë të notojnë në mitrën e nënës gjatë javës së parë të jetës.

2-Zemra e një foshnje në zhvillim fillon të pompojë gjak në javën e gjashtë të shtatzënisë.

3-Zhurmat e forta mund të dëmtojnë dëgjimin e fetusit.

Fëmija dhe nëna ekspozohen nga të njëjtat zhurma, thjesht foshnjat nuk kanë mundësi të vënë kufje.

Mjekët rekomandojnë që nënat të shmangin zhurmat shumë të larta që tejkalojnë 115 dBA – të shtëna armësh, zjarrfikësit, motorët e avionëve, zhurmën e muzikës në koncertet me zë të lartë dhe kështu me radhë.

Zhurma konsistente (si makineritë e rënda) mund të dëmtojë dëgjimin e foshnjës në mitër.

4-Foshnjat i hapin sytë brenda mitrës dhe mund të shohin dritën nga jashtë.

5-Bebet notojnë dhe pinë urinën e tyre për rreth 25 javë.

Bebet fillojnë të urinojnë brenda qese amniotike rreth javës së tetë, megjithëse prodhimi i urinës me të vërtetë rritet mes javëve 13 dhe 16 (kur zhvillimi i veshkave është më i plotë).

Ata mund të fillojnë të pinë këtë përzierje të urinës dhe lëngjeve amniotike rreth javës 10 ose 11, ose kur një shtresë qelizash që bllokojnë gojën e tyre – të quajtur membrana buccofaringeal – prishen, duke i lejuar fëmijës të gëlltisë. Deri në javën e 20 shumica e lëngut amniotik përbëhet nga urina.

6-Foshnjat mund ta shijojnë dhe ta nuhasin ushqimin që ha nëna që nga mitra.

Molekulat e shijeve nga ushqimi që konsumon nëna kalojnë nga gjaku i saj, përmes placentës dhe në lëng amniotik të një foshnjeje.

7-Shumica e foshnjave e mbajnë jashtëqitjen deri në lindje

E quajtur meconium, jashtëqitja e parë e një fëmije është e bërë e gjitha nga lëkura, flokët, proteinat, qelizat e bardha të gjakut dhe sende të tjera që lundrojnë në lëngun amniotik – sepse foshnjat i pinë të gjitha këto për 20 deri në 25 javë.

8-Foshnjat qajnë në mitër.

Studiuesit aksidentalisht e bënë zbulimin duke studiuar nënat që përdorën cigare ose kokainë. Pasi luajtën një tingull në barqet e nënave shtatzëna, videot me ultratinguj treguan bebet duke hapur gojën dhe duke gulçuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit