Harroi portofolin në Sarandë, kroati falenderon shqiptarin për gjestin e bukur

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09.10.2018, 08:19

Shqiptarët janë zemërgjerë dhe emocionalë, pastaj kot nuk është shprehja që “nuk ka pyll pa derra”, ama me rëndësi është që nuk e kemi namin vetëm për keq.

Këtë e vërteton turisti kroat Vlatko Horvat, i cili ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook një ndodhi që nuk ia urojmë kujt, por me një fund impresionues.

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, kroati ka harruar portofolin dhe gjejeni çfarë? I riu shqiptar me emrin Albano Koka ia ka kthyer.

Krahas fotos me portofolin që i ka mbërritur nga posta, Vlatko Horvat shkruan:

Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri? Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi. Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh.” Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci. Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat. Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur...dhe shqiptarët janë njerëz ekstra.”

Epo, Albano të falënderojmë edhe ne që na ndrite faqen, e për më tepër që mban edhe emrin e vendit./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit