Që telefonat celularë dëmtojnë shëndetin për shkak të rrezatimit kjo dihet tashmë, por sipas disa studiuesve rrezatimi nuk është problemi i vetëm.
Sipas një studimi që anketoi rreth 91 persona, njerëzit që nuk arrijnë të ndjekin ritmin e trupit të tyre kanë më shumë mundësi që të kenë depresion dhe probleme të shëndetit mendor.
Pra, personat që janë më pak aktivë gjatë ditës dhe më aktivë ose të shqetësuar gjatë natës janë të rrezikuar që të kenë rritje të depresionit, çrregullime bipolare dhe humor keq.
Kërkuesit e Universitetit të Glasgow thonë se ndryshimi i ritmeve normale të qarkullimit, të cilat punojnë në një cikël gjumë-zgjim për 24 orë shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj çrregullimeve të humorit.
Profesori Daniel Smith tha:
Sipas studimit, personat që qëndrojnë zgjuar natën për një kohë të gjatë duke punuar apo përdorur celularin kanë gjasa të ndihen të vetmuar dhe më pak të lumtur. Kështu, e mira është që aktiviteti të përfundojë rreth orës 10:00 të darkës.